Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka folur në seancën e sotme plenare në Kuvend për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Nëse nuk do të ishte mbështetja e tyre ne nuk do t’i kishim numrat për të votuar Reformën në Drejtësi, nga betimet e të gjithë atyre që nuk do ta votonin këtë Reformë.
Edhe pse mendojnë shumë se Reforma po ecën ngadalë, unë nuk jam dakord, pasi një Reformë e tillë natyrshëm që kërkon kohën e vet. Apeli im si përfaqësues i mazhorancës është që të përshpejtohet puna për plotësimin e vakancave, qoftë në Gjykatën e Lartë, qoftë në Gjykatën Kushtetuese.
Të mos hyjmë në asnjë lloj nuance dhe të asnjë lloj ngjyrimi, pasi ai vendim është aq i bukur sikurse është, dhe secili ta lexojë ashtu siç është. SHBA-të kanë zgjedhur këtë instrument për ti dhënë mesazh demokracive përkatëse, Shqipëria nuk është rasti i vetëm.
Dhe të mos hyjmë në asnjë lloj komenti të asnjë lloj nuance dhe anjë lloj ngjyrimi pasi vendimi i Sekretarit të Shtetit Blinken është aq i bukur siç është dhe aq i rëndësishëm. Dhe secili ta lexojë aashtu siç është vendimin. Dhe ynë mendoj se ne duhet të kuptojmë se SHBA-të kanë zgjedhur këto lloj instrumente për ti dhënë mesazhe vendeve përpkatëse. S’ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Mbaj mend se edhe kryetari i Parlamentint në Rumani u shpall nga Sekretari paaradhës në këtë listë në zezë.
Drejtësia duhet të bëjë detyrën e vet dhe këtu bie dakord me atë që tha zoti Gjoni, sepse janë çështje që i takojnë drejtësisë.
Unë jam një prej atyre personave që ka dorëzuar nëj kallëzim në Prokurori ndaj Berishës dhe shpresoj që drejtëisa të bëjë detyrën e vet në ppaannshmëri të tplotë. Para drejtësisë duhet të jemi të gjithë të barabartë.”– u shpreh Balla.