Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën për shtyp pas vendimit për shpalljen “non grata” nga SHBA-ja ka thënë se do ngrejë padi për shpifje ndaj Antony Blinken në Gjykatën Konvecionale të Parisit.
Berisha e cilësoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit shpifje dhe argumente të gënjeshtërta.
“Jam këtu për t’ju infiormuar për një vendim të pazakontë por të rëndësishëm. Dje Sekretari i Shtetit në mënyrën më shpifëse vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim. Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën politike, që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit, dhe gjeri ditën e djeshme nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë që unë kam qenë i implikuar në një afere të zakonshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim që të ngrejë ndaj z. Blinken padi direkte për shpifje publike”-deklaroi Berisha.