Vendosni fjalën kyçe....

Berisha non-grata, reagon Spiropali: Nuk u lumturova por ndiej keqardhje për çfarë ka ndodhur në vendin tim, këmbanat kanë rënë për të gjithë


Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar sot në foltore vendimin e DASH-it për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

Spiropali tha se nuk ishte lumturuar këtë, por s’e ndjente keqardhje për turpin që sipas asaj ka ndodhur në vend dhe lajmet që kanë mbushur botën.

Ajo komentoi dhe reagimin e kreut aktual të PD-së, Lulzim Bashën, duke thënë se reagimi i tij dukej sikur është shkruar me bojën e Berishës.

“Dënimi moral kapital i Sali Berishës, nga aleati ynë më i madh strategjik nuk më lumturoi aspak. Përkundrazi prodhoi keqardhje të thellë, që tmerre dhe turpe të tilla kanë ndodhur në vendin im. Ndjeva keqardhje që zullumet e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit tim, familjes së tij dhe aleatëve të tij politikë, mbushën botën anembanë.

Keqardhje që Sali Berisha hyri në jetën e ndryshimeve demokratike të Shqipërisë me vendosshmërinë e një shqiponje dhe po del i turpëruar, shoqëruar nga krokama ndjellakeqe e korbave të zinj.

Keqardhje që deliri i Sali Berishës për madhështu, u zhbënë.

Keqardhje që karizmën e tij të lindur prej lideri Sali Berisha nuk e përdori kurrë për të bashkuar, për të pajtuar dhe për të shpërndarë palët, por për të futur plagët e përçarjes, veri jug.

Keqardhje që nën hyqmin haxhi-saliniste të tij, asnjë drejtues biznesi nuk mbajti përgjegjësi për gërdecin apo 4 vrasjet në bulevardi. Ndeva keqardhje që përveç bëmave të Sali Berishës sillen në vëmendje ato që ka bërë, Aleati më i madh dihet se kush është.

Për të paguar mediat, apo përdorimi i parave të korrupsionit dhe gjakut në kanale dhe portale ku mbizotëron gjuha e urrejtës. Reagimi i Lulzim Bashës që s’po di nga t’ja mbajë dhe reagimi i PD që s’po gjen derman, ishte për të qeshur. Ata që nuk kanë lënë njeri pa sharë, sot duan prova për vendimin e shpallur reagim. Vetë reagimi i Bashës që duket se është i shkruar me bojën e Berishës. Lufta frontale ndaj pandëshkueshmëris është pa kthim. Me fatet e vendit nuk bëhet shaka. Kambana ra për të gjithë. Nuk mund të jesh edhe lider edhe makut. Berisha nuk u shkëput nga mendësia. Ai kultivoi dukuritë më katastrofike. Se nisi keq, por iu ngatërruan këmbët dhe u rrëzua rrugët. Shqipëria si ka më asnjë borxh.”– deklaroi Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *