Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama dërgoi dosjet në SHBA për të më shpallur “non grata”


Ish-kryeministri Sali Berisha mendon se procesi për të shpallur “non grata” atë nga SHBA-të ka pasur pikënisje zyrën e Edi Ramës.

Berisha tha në emisionin “Opinion” se dosjet në SHBA i ka dërguar Edi Rama.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Kryeministri Rama, ose kreu i PS po e marr tani nuk pati asnjë reagim për këtë çështje.

Berisha: Po pse të reagojë ai, ka çuar dosjet dhe kaq.

Fevziu: Nëse ka çuar dosjet do të thotë ka diçka

Berisha: Absolutisht mashtrim, le ta nxjerrin.

Fevziu: Ju po thoni që është Rama që e ka inicuar?

Berisha: Pa diskutim

Fevziu: Nga Shqipëria?

Berisha: Po të mos nisej nga Shqipëria ajo… nuk janë zhvillime në Uashington.

Fevziu: Dhe DASH mund të mashtrojë nga dosjet e Ramës, duket akoma më e rëndë.

Berisha: Që i merr dosjet e qeverisë, i merr ajo,

Fevziu: Patjetër, por i shqyrton, nuk e merr vendimin mbi çdo lloj dosje.

Berisha: Po një gjë që nuk qëndron, nuk qëndron mor zotëri. Ja ta shohim në gjykatë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *