Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA-ve, duan të caktojnë Presidentin


Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndërsa ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij për korrupsion dhe ka shprehur konseguencën e qëndrimit të tij pozitiv ndaj SHBA, Berisha tha ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë synuar të influencojnë në përcaktimin e emrit të presidentit shqiptar, ndërsa pohoi më herët se Shqipëria nuk është shteti 51-të i SHBA.

Pjesë nga intervista:

Berisha: Unë nuk e pranoj Shqipërinë me guvernator. Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA, se nuk e pranojnë Shtetet e Bashkuara edhe sikur të duan shqiptarët. Shqipëria mund të eci, jo duke përcaktuar presidentin . Nëse kërkohet me caktue presidentin…

Fevziu: Si ta caktojnë?

Berisha: Me i marr presidentin….

Fevziu: Metën nuk e kanë caktuar amerikanët!

Berisha: A nuk u bë përpjekje e madhe për Sandër Lleshin. Shqipëria mor zotni duhet të eci me forcat e veta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *