Bill Gates ende e mban në gisht unazën e tij të martesës, edhe pse ka njoftuar prej javësh ndarjen e tij nga gruaja Melinda Gates.
Themeluesi i “Microsoft”-it foli në një mbledhje virtuale me Dhomën e Tregtisë të SHBA-ve ditën e mërkurë, e unaza e tij ishte krejtësisht e dukshme ndërsa ai fliste.
Bill dhe Melinda, njoftuan divorcin e tyre më 3 maj, pas plot 27 vitesh të martuar.
Çifti nuk dha një arsye specifike për ndarjen por thanë se ata nuk mund të ‘rriteshin së bashku’ si më parë.
Ata kanë tre fëmijë të rritur: Jennifer, 25-vjeçe; Rory, 21-vjeç; dhe Phoebe, 18-vjeçe.
Është e paqartë se ku ndodhej Bill të mërkurën, gjatë mbledhjes virtuale.
Por sipas Daiy Mail, ai ka qenë duke qëndruar në një vilë në një klub golfi në Kaliforni. Që nga njoftimi i divorcit, Bill ka transferuar më shumë se 3 miliardë dollarë në aksione te Melinda.
Në një lëvizje, ekspertët e divorcit thonë se kjo është jashtëzakonisht e pazakontë, Melinda ka shtuar avokatët në ekipin e saj ligjor ndërsa ajo Bill ndajnë pasuritë e tyre të kombinuara prej 130 miliardë dollarësh, pas 27 vitesh martesë.
Spekulimet janë shtuar se kjo mund të sinjalizojë dëshirën e Melindës për të ndryshuar trashëgiminë për tre fëmijët e tyre. Përgjatë viteve Bill ka thënë vazhdimisht se ai do t’u linte fëmijëve vetëm 10 milion dollarë secilit (ose vetëm 008 % të pasurisë totale të prindërve të tyre).
Por Melinda mund të jetë duke bërë një plan tjetër për të ardhmen financiare të fëmijëve dhe mund të përdorë avokatët në divorcin e saj për ta realizuar këtë.