Bitcoin rritet sërish pas humbjeve të ditëve të fundit, shkon në 42.000 dollarë


Kriptomonedha kryesore në botë, Bitcoin, ka fituar sërish pikë pas humbjeve të mëdha të pësuara ditët e fundit.

Bitcoin u rrit në mbi 42,000 dollarë për monedhë, duke shënuar një rritje prej 25% nga ajo e ditëve të fundit sipas të dhënave të ndjekura nga CoinMarketCap.

Vlera e saj e tregut aktualisht është rreth 750 miliardë dollarë.

Disa nga rivalët e Bitcoin gjithashtu pësuan rritje, me eterin që u rrit 35% duke shkuar në 3.000 dollarë për monedhë dhe Dogecoin fitoi më shumë se 37% duke shkuar në 0,43 dollarë për monedhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *