Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra familje protestë para Bashkisë së Durrësit, 18 muaj pas tërmetit banesat e tyre ende të pariparuara


Dhjetëra familje kanë protestuar ditën e sotme para bashkisë së Durrësit, të cilët presin rikonstruksionin e apartamenteve të tyre.

Edhe pse nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 kanë kaluar rreth 18 muaj, banesat e tyre nuk janë riparuar ende. Sipas banorëve, edhe pse bashkia e ka tenderuar riparimin e pallatit ku jetojnë, punimet nuk kanë nisur ende.

Po kështu ata janë ankuar edhe për transparencën e procesit të rikonstruksionit të pallatit 13 katësh në qytetin bregdetar, shkruan BW.

Në katër muajt e parë të vitit 2021,  bashkia e Durrëësit ka paguar dhjetëra miliona euro ndaj familjeve në Durrës, që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Një lëvizje e tillë u denoncuar nga opozita sipas së cilës, kjo lëvizje ishte e ndaluar sipas Kodit Zgjedhor katër muaj para zgjedhjeve të 25 prillit. Po kështu opozita e akuzoi qeverinë e bashkinë e Durrësit se kishte abuzuar me lekët e rindërtimit në këtë qark, duke i shfrytëzuar ato për shitblerjen e votës.

*Video Credit: BW


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *