Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një konference për shtyp ditën e sotme, njoftoi se do ngrejë padi ndaj Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken për shpalljen “non grata” dhe për deklaratën e DASH të cilën e quajti shpifje.
Në fund Berisha e mbylli deklaratën me batuta pasi një nga gazetarët në konferencë e pyeti nëse do lerë mandatin e deputetit “Pasi të verë dinjitetin në vend, do heqësh dorë nga mandati?”-e pyeti gazetarja.
Berisha iu përgjigj “unë thash se the a do e dyfishosh?!” dhe më pas në sallë shpërthyen brohoritjet dhe të qeshurat.