Ish-kryeministri Berisha do japë sot një konferencë për shtyp për mediat në orëen 18:00. Konferenca do mbahet në Hotel Rogner e vjen një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli ‘non grata’ atë dhe familjen e tij.
‘Sot në orën 18:00, Sali Berisha konference për shtyp në Rogner (salla Antigonea)!’, thuhet në një njoftim për mediat të shpërndarë nga zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas DASH-it, Berisha u shpall non grata për korrupsion e pengim të drejtësisë gjatë kohës kur ka qenë kryeministër i vendit.
Pas kësaj erdhi reagimi i Berishës, i cili i quajti të pabaza akuzat e DASH-it duke e ftuar këtë të fundit që të tregojë provat që disponon për pretendimet e tij.
Po kështu, Berisha tha se ishte sulmuar nga Soros, pasi kishte denoncuar ndarjen e territoreve mes Serbisë e Kosovës.