Juventusi ka paraqitur fanelën e re të sezonit që vjen.
Sipas Sportmediaset, fanela e re është sërish e markës ‘Adidas’ ndërsa modeli i saj është ai klasik.
Një javë nga fundi, bardhezinjtë janë në fije të perit për sa i përket pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen.
Ata mbajnë vendin e pestë dhe duhet ta fitojnë sfidën e tyre ndaj Bolonjës në transfertë duke shpresuar që Atalanta, Milani apo Napoli të gabojnë në sfidat respektive.