Vendosni fjalën kyçe....

Kurti takohet me djalin e George Sorosit: Bisedojnë për qeverisjen e hapur ndihmën që mund të japë Fondacioni


Kryeministri i Kosovws, Albin Kurti ka takuar djalin e George Soros themeluesin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur.

Në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti ka biseduar me Aleksandër Soros për tema të ndryshme që janë në interes për të dyja palët.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), Aleksander Soros, zëvendës kryetar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Laura Silber, zëvendës kryetare e Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe Luan Shllaku, drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme me interes për të dyja palët, me theks të veçantë në edukim, qeverisje të mirë, duke përfshirë e-qeverisjen dhe të dhënat e hapura.  U bisedua edhe për gjendjen me pandeminë, rimëkëmbjen ekonomike si dhe ndihmën që mund të ofrojë Fondacioni i Shoqërisë së Hapur”, thuhet në komunikatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *