Numri i fëmijëve në Kanada që u përpoqën të vetëvriteshin u rrit me 100% deri në 200% gjatë pandemisë së koronavirusit dhe kufizimeve pasuese, sipas spitaleve.
Children First Canada – një organizatë bamirëse që mbron mirëqenien e të rinjve – paralajmëroi përmes fushatës së saj ‘Code Pink’ se pandemia e kufizimet e saj kishin pasur ‘efekte shkatërruese në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve’.
Organizata bamirëse pretendoi se një kombinim i mbylljeve të shkollës, mungesës së sporteve dhe argëtimeve të tjera fizike dhe izolimi nga miqtë dhe familja kishin krijuar një krizë të plotë midis të rinjve të Kanadasë, duke përfshirë një rritje 200% të abuzimit të substancave, një rritje 100% të rasteve të abuzimit dhe një rritje 100% në përpjekjet për vetëvrasje nga të rinjtë – e cila mund të jetë në të vërtetë deri në 200%, sipas Spitalit të Fëmijëve ‘McMaster’.
Për më tepër, 70% e të rinjve midis moshës gjashtë dhe 18 vjeç thanë se pandemia kishte dëmtuar shëndetin e tyre mendor.
Children First, së bashku me një grup spitalesh për fëmijë, tani po deklaron një krizë mes të rinjve dhe bën thirrje për rihapjen e shkollave dhe mjediseve të tjera dhe lirimin e kufizimeve. Të paktën tetë spitale dhe organizata nga i gjithë vendi kanë mbështetur fushatën.
Në shkurt, ‘Revista Britanike e Psikiatrisë’ njoftoi se pothuajse një në katër të rinj kishin thënë që ishin vetëdëmtuar vitin e kaluar dhe kishte një numër rastesh të profilit të lartë të vetëvrasjeve të të rinjve për shkak të izolimit social të mbylljes.