Vendosni fjalën kyçe....

PS pranon rinumërimin e votave në Berat: Dakord vetëm për kutitë e ankimuara, jo për gjithë qarkun


Ditën e djeshme KAS vendosi që zgjedhjet dhe rezultati i votimit më 25 prill për Qarkun e Gjirokastrës të mbetet ai i shpallur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ndërsa sot është mbledhur për të marrë vendim për rinumërimin e votave për Beratin. Në këtë mbledhje, LSI pretendoi se ka një mandat në qarkun e Beratit dhe kërkon hapjen e të gjitha kutive.

Avokati i LSI-së në KAS Altin Kaziaj, tha se numri i votave të kësaj force politike në Berat është më i madh se herësi i pestë i PS-së, dhe rrjedhimisht sipas tij LSI-së i takon një mandat në këtë qark.

“Në përfundim të kësaj këqyrje, ka rezultuar situata që pasqyrohet në tabelën e mëposhtme. Shifër fare qartë që subjektit politik PS ia janë numëruar 233 vota më shumë sec ishte vullneti i zgjedhësve. LSI rezulton të ketë nga 78 deri në 80 vota më pak nga cishte vullneti i zgjedhësve. Numri i votave të LSI është më i madh se herësi i pestë i PS, rrjedhimisht subjekti PS duhet të përfitonte 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI një mandat. Vlerësojmë se me transparencë ky komision duhet të marrë hapa për këqyrjen e të gjithë materialeve dhe numërimin e tyre në seancë publike.”- tha Kaziaj.

Juristi i PD-së ra dakord me kërkesën e LSI-së, duke kërkuar edhe ai rinumërim dhe vlerësim të votave në të gjitha kutitë.

Mirëpo përfaqësuesi i PS-së Eridian Salianji tha se mazhoranca është dakord që të hapen kutitë që janë kërkuar në ankimim, por jo për të gjithë qarkun.

Ai u shpreh i bindur se numri i mandateve nuk do ndryshojë.

“Ne pritëm që për 10 ditë ky subjek të paraqiste provat. Hapja dhe rinumërimi ka qenë betejë e PS. Unë prisja që pala akuzuese të sillte të paktën një procesverbal që do kishte një ankesë nga të paktën një numërues në Berat. Kontestimi vjen pas daljes së rezultatit. Për ne si PS nuk është i rëndësishëm mandati, por procesi. Jemi njohur me tabelat e rezultateve dhe kjo e bën që ky proces i numërimit nuk ka pasur kontestime. Për të hequr çdo dyshim mbi procesin, ne biem dakord që të hapen kutitë e kërkuara në kërkesën ankimore të ankimuesit, pavarësisht se jemi të mendimit që mandati nuk do ndryshojë. Nëse ndryshon rezultati të shikojmë kutitë e tjera. Por nuk mund të kërkojmë të gjithë qarkun, kur vetë kërkesa e ankimuesit është konkrete për qendra të caktuara.”- tha Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *