Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Endri Mustafës/ Gjykata lë në “arrest me burg” njërin nga të arrestuarit, jo për ngjarjen por për akuzat për drogën


Lihet në “arrest me bug”, 26-vjeçari Edison Arrazi, i cili dyshohet se ka dijeni për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Vendimi u mor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodë.

Kujtojmë se Arrazi u arrestua sëbashku me 15-vjeçarin Ergys Malja, i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë me armë zjarri Endri Mustafën.

Arrazi u tha se kishte dijeni për ngjarjen, por në procesverbalin e arrestimit të policisë, rezulton i arrestuar vetëm për shkak të sasisë së drogës që është gjetur në banesën e tij dhe jo lidhur me vrasjen e 32-vjeçarit Mustafa.

Vëllai i 26-vjeçarit, Ergys Arrazi tha se i arrestuari nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën e gjetur në magazinën.

“Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën. Droga e gjetur është në një magazinë larg shtëpisë tonë. Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton Policia e Shtetit që e dyshon vetëm për droge. Vëllai ne momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë.”- tha Arrazi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *