Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Klodian Rashës, pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj


Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-efektivin e policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë.

Vendimi pritet të jetpet në datën 3 qershor. Hajdaraj përfiton uljen e 1/3-ës së dënimit për krimin e kryer si dhe shman fazën e hetimit gjyqësor.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, ku ish-efektivi Hajadaraj qëlloi Rashën duke e lënë të vdekur.

Pas vrasjes së Rashës, Tirana e disa qytete të tjera në vend u përfshinë nga protesta që çuan në largimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *