Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç për ftesën e Kurtit: Nëse s’kam punë tjetër do e takoj


Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar ftesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë një takimi në Pragë është shprehur se do të takohet me Kurtin në qershor vetëm nëse nuk ka angazhime të tjera, në të kundërt takimi do të shtyhet për një datë tjetër. 

“Unë jam gjithmonë i gatshëm për dialog sepse është i mirë për njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi (emri zyrtar i Beogradit për Kosovën), paqën dhe stabilitetin.”– tha Vuçiç në Pragë ku ishte për një vizitë zyrtare, citojnë mediet serbe.

Por ai shtoi: “Nëse jam pushim kur ata të caktojnë një takim, do të shkoj. Nëse jo, do t’u kërkoj që ta shtyjnë takimin për një ditë tjetër dhe asgjë më shumë”.

Kujtojmë se përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme, Josep Borell pak kohë më parë qe shprehur se 11 maji mund të ishte një datë e mundshme për t’u mbajtur një takim mes liderëve të dy vendeve. Mirëpo ky takim nuk u bë, sepse Kurti tha se nuk shkon në takime për të cilat nuk është marrë edhe pëlqimi i tij paraprakisht. Kështu duket se Vuçiçi i ktheu reston.

Për Vuçiçin, Kurti është thjesht kryeministri i institucioneve të përkohshme.

“Për mua, ai nuk është Kryeministri i Republikës së Kosovës, por i institucioneve të përkohshme, dhe unë e respektoj atë fakt që ai mori një numër të madh të votave shqiptare dhe se ai nuk ka një filozofi të madhe.”– thotë presidenti serb.

Ai thotë se mesazhet e Prishtinës janë histori për fëmijë të vegjël.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *