Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i Hamasit për konfliktin me Izraelin: Mund të ketë armëpushim për pak ditë


Një zyrtar i lartë i Hamasit parashikon se do të ketë një armëpushim brenda ditësh mes Izraelit dhe militantëve të Gazës.

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i kërkoi kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu të kërkojë një “de-përshkallëzim” të mërkurën në rrugën e një armëpushimi. Reuters shkruan se një burim i sigurisë egjiptiane tha se palët kishin rënë dakord në parim për një armëpushim pas ndihmës nga ndërmjetësit, por që detajet ishin ende duke u negociuar në fshehtësi.

“Unë mendoj se përpjekjet e vazhdueshme në lidhje me armëpushimin do të kenë sukses.”– tha zyrtari politik i Hamasit, Moussa Abu Marzouk. “Unë pres që një armëpushim të arrihet brenda një ose dy ditësh dhe armëpushimi do të bëhet në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë.”

Televizioni “Al Jazeera” me bazë në Katar njoftoi se i dërguari për paqen i OKB-së në Lindjen e Mesme Tor Ëennesland, po takonte shefin e Hamasit Ismail Haniyeh në Katar.

Por luftimet mes Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *