Një person ka humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19.
Që prej nisjes së pandemisë, Shqipëria numëron zyrtarisht 2441 viktima.
Nga 3167 testime të kryera janë gjetur 35 raste të reja me koronavirusin e ri.
Personi që ka humbur jetën është një qytetar 77 vjeç nga Berati. Në spitalet covid po mjekohen 61 pacientë nga të cilët 7 janë të intubuar.