Vendosni fjalën kyçe....

38-vjeçari në Vlorë u qëllua para servisit të të vëllait, ishte kthyer nga Spanja pak ditë më parë


38-vjecari Delon Troqe që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Vlorë, u qëllua mbi 15 herë me automatik para servisit të vëllait të tij.

I riu kishte disa ditë që ishte kthyer nga Spanja. Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital, ai nuk mundi të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Pallatit të Sportit të Vlorës, ndërsa pak çaste më pas një makinë u gjet e djegur në zonën e Sherishtës e dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *