Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Yuri Kim në stërvitjen “Defender 21”, qëllon me mitraloz dhe pistoletë (FOTOT)


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ka marrë pjesë sot në një prej seancave stërvitore në kuadër të DefenderEurope 21.

Në një seri fotosh nga zona e trajnimit në Bizë të realizuara këtë javë, ambasadorja Kim shihet duke bërë qitje me armë automatike dhe me pistoletë.

“DEFENDER-Europe 21 është stërvitja më e madhe e bërë në Ballkan.

Sot ambasadorja Kim ishte dhe në bazën ushtarake të Pashalimanit, për të ndjekur stërvitjen e trupave atje.

Në një dalje për mediet, ajo deklaroi se kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë, ata janë dominues. Zonja Kim u shpreh gjithashtu se si ambasadore e SHBA-ve do donte të shikonte më shumë zhvillim ekonomik për vendin.

“Stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria vendndodhja kryesore. Me mijëra trupa nga SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s.
Këtë javë kemi vizituar Bizën për të parë operacionet e uljes ajrore, Kuçovën për të parë operacionet ajrore dhe të mbrojtjes ajrore dhe sot këtu në Pashaliman për të parë operacionet detare. Dhe kjo është për të siguruar se kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë ata janë dominues.
Si ambasadore e SHBA do të doja të shikoja më shumë mundësi zhvillim ekonomik për vendin sepse Shqipëria është një vend i shkëlqyer por kjo është diçka që duhet të punojmë së bashku. Ju keni rolin tuaj dhe unë rolin tim. Shumë prej kësaj lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor.
Keni parë zhvillimet domethënëse, këto janë zhvillimet që duhet të vazhdojnë.”-
 deklaroi ambasadorja e SHBA.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *