Banorët e Lumasit në Kuçovë janë ngritur për të disatën herë në protestë, për të mbajtur të paprekur burimin e ujit të Sinecit.
Ata kërkojnë anulimin e projektit të bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësjellësi në ujëvarën e Sinecit. Sipas tyre projekti është bërë pa u konsultuar me banorët dhe është shpallur edhe firma fituese, e cila ka filluar edhe punimet.
Banorët shprehen se nuk lejojnë t’u marrin ujin pasi ky është i vetmi burim që i mban në këtë zonë.
Ata sot kanë tentuar të pengojnë mjetet e firmës private për të filluar punën dhe për këtë arsye ka patur një përpjasje mes tyre fdhe punonjësve të policisë.
Një prej banorëve ka mbetur i lënduar nga këto përplasje dhe nisur për në spital. Ende nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tij shëndetësore.