Vendosni fjalën kyçe....

Dje u rinumëruan 46 kuti, KAS vijon rinumërimin e 68 kutive të tjera të votimit të Beratit


Rinis numërimi i votave për 114 kutitë e qarkut të Beratit. Kujtojmë se ditën e djeshme u rinumëruan 46 kutitë e para, të cilat rezultuan në një rikuperim të Lëvizjes Socialiste për Integrim me 3 votave dhe të PS-së me 6 vota.

Nga numërimi i 46 kutive, diferenca me vota është 74 vota, të cilat i duhen LSI që të fitojë mandatin.

KAS ka ngritur 8 grupe numërimi të cilët do të vijojnë punën dhe sot pritet që të përfundojë numërimi i 68 kutive.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi për rinumërimin e votave për partitë politike në 114 kuti votimi dhe vetëm 2 kuti për kandidatët. 

Ndërkohë që janë rrëzuar edhe kërkesat e PD-LSI për ripërsëritje zgjedhjesh në këtë qark. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *