Vendosni fjalën kyçe....

Edvin Kulluri: Kërkesat tona dhe në interesin e vetë Bashës, kryesisë dhe PD-së


“Grupi për PD” i ka dorëzuar sot një kërkesë Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për zhvillimin e zgjedhjeve brenda selisë blu për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Pas kësaj, në një deklaratë për mediet në prej anëtarëve të këtij grupi, Edvin Kulluri tha se kjo kërkesë është në interes edhe të vetë kryetarit aktual Lulzim Basha, kryesisë së PDSH-së dhe mbi të gjitha të vetë PD-së. 

“Në emër të ‘Grupit për PD’, ne kemi dorëzuar sot një kopje të një liste kërkesash për të garantuar garën e lirë, të hapur dhe të ndershme për të cilën foli zonja Harxhi. Është në interesin e Lulzim Bashës, kryesisë së PD-së dhe mbi të gjitha të PArtisë Demokratike, që përveç datës së caktuar të parakohshme, të pamjaftueshme që i prish në një kuptim këto parime të një gare të hapur dhe të ndershme, në këtë kuadër i kemi kërkuar:

Shtyrjen e ditës së zgjedhjeve për shkak të kohës së pamjaftueshme për të zhvilluar një fushatë normale.

Një axhendë të përbashkët dhe vënien në dispozicion të kandidatëve rivalë të kryetarit aktual të partisë të takimeve me anëtarësinë e partisë nëpër rrethe.

Të ketë përfaqësues secili kandidat në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe në degët e PD-së

Të vënë në dispozicion në mënyrë të mejëhershme listat e plota të anëtarësisë së partisë për të shmangur çdo manipulim dhe çdo transformim të votës së lirë të demokratëve. Së fundmi, kam një thirrje për anëtarësinë e PD-së, të marrin pjesë në debatin politik, të marrin pjesë në zgjedhje. Faleminderit!”- tha Kulluri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *