Pak çaste pas ekzekutimit të Delon Troqes në Vlorë, një makinë është gjetur e djegur në fshatin Sherishtë.
Dyshohet se mjeti është përdorur në ekzekutimin e 38-vjeçarit mbrëmjen e sotme.
I riu u qëllua mbi 15 herë me automatik në zonën e Skelës, para servisit të të vëllait.
Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga Spanja. Edhe pse është dërguar në spital, ai ka humbur jetën.