Vendosni fjalën kyçe....

I mbaroi mandati por nuk doli nga zyra, lirohet nga detyra Thoma Gëllçi, drejtimin e RTSH-së e merr Martin Leka


Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, me votimin e tetë anëtarëve.

Kujtojmë se Gëllcit i kishte përfunduar mandati që prej datës 6 Maj, por ai nuk e kishte liruar zyrën, duke qëndruar në tejkalim të kompetencave të tij.

Në vendimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së, thuhet se posti i kalon zv.drejtorit të Përgjithshëm, Martin Lekës.

“Këshilli Drejtues i RTSH me votimin pro të tetë anëtarëve të pranishëm të tij, Leka Bungo, Petrit Ruka, Ardita Reçi, Milena Selimi, Thanas Goga, Engjëll Ndocaj, Dionis Papadhimitri dhe kundër të dy anëtarëve Ilir Keko, Genc Përmeti:

VENDOSI

1- Drejtori i Përgjithshëm i RTSH Z.Thoma Gëllçi të lirohet nga detyra dhe t’ia dorëzojë detyrën Zv.Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH Z.Martin Leka, në zbatim të nenit 105 pika 2 të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në RTSH”.

2- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”– thuhet në vendim.

Vendimi është marrë një ditë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *