Vendosni fjalën kyçe....

“JO do të thotë JO! Indiferenca vret”- Delegacioni i BE-së në Shqipëri reagon për abuzimet ndaj të miturve


Delegacioni i BE-së në vendin tonë ka reaguar në lidhje me rastin e abuzimit të vajzës 15-vjeçare në Mirditë nga pesë persona si dhe rastet e tjera.

Në një postim, delegacioni i BE-së thekson se përdhunimi është një krim dhe indiferenca ndaj këtij krimi vret.

“Delegacioni i BE-së dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO. Mbroni vajzat në Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret.”– shkruhet në postim.

Dhjetëra persona janë ngritur në protestë ditën e sotme në Mirditë, me thirrjet “ti nuk je vetëm” apo “përdhunimi është krim”, apo “Vajzat në rrezik gjithkund, shteti askund”.

Ata kanë dalë në mbështetje të vajzës 15-vjeçare nga Fshati Tarazh i Mirditës, e cila është abuzuar seksualisht nga pesë persona, me katër prej të cilëve kishte lidhje gjaku.

Të dyshuarit janë arrestuar nga policia: Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh. Ata u lanë dje në masën e sigurisë “arrest me burg”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *