Një incident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Përmet, ku një vajzë e mitur ka rënë në humnerë.
Mësohet se vajza 14-vjeçare ka rënë në një humnerë fshatin Lipe të Përmetit dhe si pasojë ka mbetur e plagosur.
Ajo ndodhej me prindërit për pelegrinazh me rastin e ditës së “Shën Elenës”. E mitura është dërguar në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.