Themeluesi i “Facebook”-ut Mark Zuckerbeg dhe gruaja e tij Priscilla Chan kanë festuar të mërkurën përvjetorin e nëntë të martesës së tyre.
E ditën e djeshme, Zuckerbeg ka bërë një postim dedikuar të shoqes, duke thënë se në vitin e ardhshëm ata të dy do të kenë kaluar bashkë gjysmën e jetës së tyre.
“Nuk mundem ta besoj se vitin tjetër do të jemi bashkë për gjysmën e jetës. Unë gjithashtu nuk mundem ta besoj se në ngjitjen që bëmë në përvjetorin tonë, kamera jonë u lye me krem dielli”– shkruan Zuckerberg duke shpjeguar kështu edhe arsyen se pse fotoja nuk është aq e qartë.
Çifti u takuan në vitin 2003 në një festë dhe pas 9 vitesh lidhje, u martuan sëbashku më 19 maj, të vitit 2012.
Kështu ata kanë 9 vite të martuar dhe 18 vite që janë sëbashku dhe janë prindër të dy fëmijëve. Në postimin e tij, Zuckerberg thotë se vitin e ardhshëm ai do të ketë kaluar gjysmën e jetës me Priscillën, pasi ai në 2022-shin mbush 38 vjeç dhe 19 nga këto vite i ka me të.