Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, eksperti: Presidenti duhet të ishte mbi palët


Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është duke u zhvillur në këto momente mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Sipas ekspertit të hetimit Erind Merkuri, nuk ka asnjë justifikim që Presidenti të shkelë neutralitetin në një fushatë elektorale. 

 “Sa i takon faktit për lirinë e shprehjes, në këtë rast ka probleme me këto procedura. Janë të ndryshme në vende të ndryshme. Janë procedura parlamentare, dhe nuk përfshihen organet gjyqësore në disa raste.
Presidenti duhet të jetë mbi palët, sjellja e tij nuk duhet të perceptohet si e njëanshme, në favor apo kundër. Sepse kjo e mundëson që të ruajë funksionin e arbitrit në këto kriza. E gjithë qasja për unitetin e popullit, duhet të mbizotërojë.”-
tha Mërkuri.

Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 50 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.

Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar, Komisioni i dha Presidentit afat deri të hënën e ardhshme që të vendosë dhe të vijë kur të dojë për të dhënë dëshminë e tij në seancën dëgjimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *