Vendosni fjalën kyçe....

Partizani heq dorë nga titulli në finish, Vllaznia e Teuta vendosin javën që vjen kampionen e Shqipërisë


Partizani ka pësuar një humbje që sipas të gjitha gjasave do i kushtojë titullin kampion. Në javën e parafundit ekipi i Dajës është mundur nga Vllaznia në fushën e tij dhe praktikisht e ka humbur garën për titullin.

Tani Partizani ka një pikë më pak se Vllaznia e Teuta, që u ndal në barazim me Laçin.

Apolonia e Tirana si dhe Kastrioti e Bylisi ndanë nga një pikë në takimet respektive që nuk shërben asnjërës palë. Skënderbeu mori një fitore jetike ndaj Kukësit duke u larguar përfundimisht nga zona e ftohtë. Vllaznia pret Laçin javën që vjen e në rast fitoreje do shpallet kampione e Shqipërisë.

Teuta nga ana e saj pret hapin fals të shkodranëve duke qenë se pret Apoloninë pa asnjë objektiv. Partizani nga ana e tij përballet me Bylisin ku mundësitë për kreun janë thuajse zero pasi duhet që të gabojnë si Vllaznia ashtu edhe Teuta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *