Vendosni fjalën kyçe....

PD denoncon vëzhguesen e PS-së në KAS: I tha vëzhguesit të PD-së se do i priste gjuhën, është ajo që u kap me furgonin me ndihma


PD-ja ka denoncuar në KAS se një nga vëzhguesit e PD-së është kërcënuar nga ajo e PS-së. Sipas avokatit Marash Logu, Joana Mëlëngu, vëzhguesja e PS-së ka kërcënuar vëzhguesin e PD-së duke i thënë se do i priste gjuhën.

Sipas Logut, Mëlëngu është e njëjta që është kapur më 20 prill me një furgon me ndihma ushqimmore duke i shpërndarë te qytetarat në këmbim të votave.

“Sot dhe ditën e djeshme në tavolinën e numërimit shtetasja Joana Melëngu vëzhguese e PS, kryetare e njësisë administrative nr. 2, në Berat ka kërcënuar një vëzhgues të PD. Do ta shohësh kur të dalësh jashtë, do ta pres  gjuhën. Joana Melenku që kërcënoi vëzhguesin e PD, më 20 prill 2021 u kap në flagrancë duke ndarë ndihma ushqimore në këmbim të votës. Me paturpësi, në shkelje flagrante të ligjit, shantazhon e kërcënon një vëzhgues të PD. A e kuptoni zotërinj çfarë po ndodh këtu?” – tha Logu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *