Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Urën Vajgurore (Emri)


Një person është plagosur me armë në një lokal në Urën Vajgurore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poshnje ndërsa dyshohet se personi i plagosur ishte kthyer nga Anglia pak ditë më parë.

 Mësohet se i plagosuri është nipi i pronarit të një biznesi të njohur në zonë.

Bëhet fjalë për lokalin ‘Kështjella’ në pronësi të Tomorr Ismailajt. I plagosuri me armë zjarri është 32-vjeçari Iljaz Ismailaj.

Njoftimi

“Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *