Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta ia merr valles me minoritetet (VIDEO)


Ndërkohë që Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij është mbledhur përsëri sot, për të shqyrtuar shkeljet e pretenduara nga PS-ja të Presidentit Ilir Meta, ky i fundit ia ka marrë valles me përfaqësues të minoriteteve.

Pak metra më tej, në Presidencë Meta ka organizuar një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit.

Gjatë këtij aktiviteti ku morën pjesë përfaqësues të pakicave kombëtare, Meta nuk ka ngurruar të pranojë ftesën për t’u futur në valle për disa minuta.

 

Gjatë fjalës së tij në një dalje për mediet, Meta theksoi se pakicat kombëtare janë vlerë për shoqërinë tonë. Ai tha se ata duhen përfshirë në institucionet dhe çështjet e rëndësishme për vendin.

Sipas Metës, e vetmja rrugë që të ecet në paqe, është që pakicat të respektohen njësoj.

 “Jam i lumtur sot në Ditën Botërore të Diversitetit, dua të përshëndes çdo qytetar që i përket pakicës në vend. Ruajtja e diversitetit kulturor është thelbësore, për pasurimin që i sjellin vendit dhe janë urë lidhëse me vendin e tyre të origjinës. Pakicat kombëtare duhet të respektohen maksimalisht. Duhet të mos nxisim konflikte fetare dhe etnike.

Shqipëria është një shembull për botën e për tolerancën fetare. Pakicat kanë të drejtë të shprehin kulturën dhe gjuhën e tyre amtare. Pakicat kombëtare duhet që të jenë të përfshira në institucione. Duhet të punojmë që të ruajmë diversitetet tona, si pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe europiane. Në këtë rajon, çdo komb është diku pakicë e diku shumicë. E vetmja rrugë që të ecet në paqe, është që pakicat të respektohen njësoj, sipas standardeve më të avancuara europiane.”- deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *