Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e ndodhur sot në fshatin Lipe të Përmetit, ku mbeti e plagosur një 14-vjeçare.
Në një njoftim për mediet, uniformat blu bëjnë me dije se 14-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.
“Njoftohemi se rreth orës 11:20, në vendin e quajtur ‘Shënelenë’, në fshatin Lipe, Përmet, është rrëzuar nga një lartësi shtetasja A. Q., 14 vjeçe, banuese në Përmet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrëfikëse, në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A. Q., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mer ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Mësohet se adoleshentja ka dëmtime në gjymtyrë dhe po pritet transporti i saj me helikopter drejt Tiranës.