Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Bubq: Lagjia e re do të ketë një administrator, fillimi është i vështirë


Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka qenë në fshatin Bubq të Krujës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Rama inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e banesave dhe apartamenteve të reja për familjet e prekura dhe u njoh nga afër me projektin.

Kryeministri u la porosi inxhinierëve dhe ndërtuesve që ndërtimet në gjithë lagjen e re të përfundojnë në momentin kur familjet të hyjnë në banesa: “Mirë është që t’i mbulim komplet në momentin që fusim njerëzit.”

Një inxhinier iu përgjigj atij se deri në fund të gushtit do të mbyllin çdo gjë.

Mes të tjerash Rama tha se do të ketë edhe një administrator në fillim për këtë lagje, për menaxhimin e situates.

“Do ketë një administrator kjo lagje, pasi si fillim do të jetë e vështirë.”– tha Rama.

Në Bubq po ndërtohen 7 pallate dhe 75 banesa të reja, nga të cilat do të përfitojnë 120 familje. Në këtë vizitë Rama ishte i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *