Vendosni fjalën kyçe....

Rusia e Kina zgjerojnë projektin e përbashkët të energjisë bërthamore, ndërtojnë dy termocentralë të rinj


Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, presidenti Xi Jinping, kanë filluar zyrtarisht ndërtimin e reaktorëve të rinj në dy termocentrale bërthamore në Kinë.

Ceremonia zyrtare, së bashku me bisedimet dypalëshe, u zhvilluan të mërkurën përmes një lidhjeje me video. Ngjarja shënon ndërtimin e katër reaktorëve të rinj në dy impiante bërthamore në provincat kineze të Liaoning dhe Jiangsu. Të dy impiantet thuhet se janë duke u zhvilluar me përdorimin e teknologjisë ruse.

“Profesionistët rusë dhe kinezë po venë në lëvizje një projekt të përbashkët me të vërtetë të rëndësishëm.” – tha Putin gjatë ceremonisë, duke e përshkruar teknologjinë si ‘reaktorë bërthamorë të fuqishëm të bërë nga Rusia, në përputhje me të gjitha rregulloret e sigurisë dhe standardet më të larta ekologjike’.

Sipas presidentit rus, projektet do të përfundojnë deri në vitin 2026 dhe 2028, duke ‘dhënë një ndihmë të madhë në ruajtjen e sigurisë energjetike të Kinës’.

Centrali Bërthamor i Tianwan është projekti më i madh i përbashkët midis Kinës dhe Rusisë, që nënkupton bashkëpunimin novator të kombeve në energjinë bërthamore. Dy reaktorët e parë u përfunduan dhe u vunë në veprim në 2007. Blloku i tretë dhe i katërt u vunë në funksion në vitin 2018.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *