Vendosni fjalën kyçe....

‘Si në filmat e Hollivudit’ – Punëtorët e ndërtimit gjejnë rastësisht tunelin poshtë bankës në Gjermani


Punëtorët e ndërtimit në Gjermani duket se kanë parandaluar një vjedhje si në filmat e Hollivudit, pasi zbuluan një kalim nëntokësor të papërfunduar që të çonte në një kasafortë banke.

Gjetja e pazakontë ishte rezultat i disa punëve rutinë të mirëmbajtjes. Një degë e ‘Volksbank’ në qytetin e vogël Spenge, Nordrhein-Westfalen kishte punësuar një ekip punëtorësh për të kontrolluar një zonë të trotuarit afër hyrjes së saj.

Ekipi i ndërtimit fillimisht mendoi se problemi me trotuarin ishte për shkak të dëmtimit të shkaktuar nga uji. Por pasi gërmuan rreth dy metra, punëtorët zbuluan dërrasa druri, nën të cilën ishte një tunel, raportuan mediat lokale.

Policia u njoftua më pas për zbulimin e veçantë. Fillimisht, hetuesit hezituan të zvarriteshin në tunel për shkak të rrezikut të shembjes.

Megjithatë inspektimi u krye duke treguar që tuneli ishte i gjatë rreth tetë metra i gjatë dhe një metër i gjerë. Ai ishte mbështetur në dërrasat prej druri. Shtrirja e projektit të paligjshëm të ndërtimit sugjeron se personat që synonin të kryenin grabitjen në bankë kishin gërmuar prej shumë kohësh.

Kalimi nëntokësor fillonte në një shtëpi afër transformatorëve të përdorur nga ofruesi lokal i energjisë dhe thuhet se shtrihej deri në themelin e bankës ose afër tij. Muret e bankës nuk ishin thyer.

Një punonjës i bankës i intervistuar nga media gjermane e përshkroi zbulimin nëntokësor si ‘çmenduri’, duke shtuar, ‘zakonisht shikon diçka të tillë në televizion’.

Një zëdhënës i Volksbank shpjegoi se hajdutët me siguri do të kishin pasur pak sukses edhe nëse do të kishin arritur të përfundonin tunelin. Banka është e siguruar mirë kundër grabitjes dhe dega në Spenge nuk mban rezerva të mëdha parash, shpjegoi ai.

Deri tani nuk ka ende ndonjë të arrestuar për lidhje me ngjarjen, shkruajnë mediat vendase.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *