Vendosni fjalën kyçe....

Zbathur dhe me shenja në trup e në fytyrë, marokeni: Më rrahën tre policë në Durrës, kam 7 ditë pa ngrënë


Pamje të rënda vijnë nga Durrësi, ku një emigrant nga Maroku i cili kishte hyrë ilegalisht në vendin tonë, është dhunuar barbarisht dhe ka mbetur me shenja në fytyrë dhe në trup.

Emigranti maroken për këtë dhunë akuzon punonjës të policisë së Durrësit.

Ai ka treguar për “Balkanweb” se ka qëndruar për 5 ditë i izoluar në birucë dhe lakuriq, e mbi të gjitha pa ngrënë. Babai i dy fëmijëve, qëndron para drejtorisë së policisë së qytetit bregdetar, i zbathur në pritje të një përgjigjeje për të marrë celularin e tij. Ai akuzon policinë se i ka marrë edhe telefonin dhe për këtë arsye ai ka mbetur pa kontraktuar me familjarët e tij të cilët mesiguri janë të shqetësuar për të.

 “Kam qëndruar 5 ditë në birucë lakuriq dhe pa ngrënë. Më pas 3 persona, policë, më morën me makinë dhe më kanë lënë në një zonë rreth 20 km larg. Mendoja se do më çonin në Rinas për të më ekstraduar, por mbaj mend që kur jam përmendur tek ajo zona ishte një fushë dhe isha lakuriq. Kam dalë në rrugë dhe kam bërë autostop. Më kanë sjellë në spital dhe kam qëndruar aty 3 ditë. Kam lënë spitalin, se dua telefonin tim. Kam që në Ramazan që pa folur me familjen, janë bërë merak për mua. Telefonin ma kanë marrë policët dhe unë e dua se do flas me prindërit e fëmijët. Më kanë lënë zbathur. Kam familje, dua telefonin. Policia ma mori. Isha në spital. Kam 3 muaj që qëndroj në Durrës, nuk kam dokumente. Kam ardhur këtu dhe iu jam lutur që të më japin telefonin. Kam ndenjur 7 ditë pa ngrënë, isha dhe në spital Më ka rrahur policia kështu. Dua që të shkoj në Itali, inshallah.”- ka treguar emigrant nga Maroku.

Pas kësaj dalje për mediet, oficerët e policisë e kanë thirrur emigrantin për të dhënë dëshminë e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *