Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet për kryetarin e ri, 2 kandidaturat nga “Grupi për PD” dhe 4 kërkesat


 

Mesditën e sotme “Grupi për PD” i ka dorëzuar një kërkesë Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, për zhvillimin e zgjedhjeve brenda selisë blu për kryetarin e ri.

Ky grupim ka propozuar dy kandidatë: Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi. Ndërsa ka disa kërkesa për zgjedhjet.

Pas kësaj, në një deklaratë për mediet në prej anëtarëve të këtij grupi, Edvin Kulluri tha se kjo kërkesë është në interes edhe të vetë kryetarit aktual Lulzim Basha, kryesisë së PDSH-së dhe mbi të gjitha të vetë PD-së.:“Është në interesin e Lulzim Bashës, kryesisë së PD-së dhe mbi të gjitha të Partisë Demokratike, që përveç datës së caktuar të parakohshme, të pamjaftueshme që i prish në një kuptim këto parime të një gare të hapur dhe të ndershme.”

Kulluri pati dhe një thirrje për anëtarësinë e PD-së, që të marrin pjesë në debatin politik dhe në zgjedhje.

Deri më tani, zyrtarisht e kanë dorëzuar kandidaturën për kreun e PD-së vetëm Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.

Kërkesat e grupit për PD-në:

Të nderuar zonja dhe zotërinj, bazuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për shpalljen e garës për Kryetar të PDSH që do të mbahen në datë 13 qershor 2021, po ju bëjmë me dije se nga Grupi për PD do paraqiten dy kandidatura, zonja Edit Harxhi dhe zoti Ibsen Elezi.

Për këtë po ju parashtrojmë disa kërkesa të domosdoshme për garantimin e një gare të ndershme dhe të lirë, pavaresisht nga koha tejet e shkurtër e vendosur në mënyrë të njëanshme nga kryesia e PDSH.

1) Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.

2) Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.

3) Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.

4) Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkta të sipërcituara.

Mbetemi në pritje të plotësimit të këtyre kerkesave te domosdoshme për një gare të hapur, të barabarta dhe të mbështetur në vlerat më të mira perëndimore të Partisë Demokratike të Shqipërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *