Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie me afat 20 ditë” për 55-vjeçarin Adriatik Çela, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 13-vjeçare.
Ka qënë prokurori Dritan Gripshi ai që i ka kërkuar gjyqtares Klejda Çapja këtë masë sigurie, pasi sipas tij 20 ditë janë të mjaftueshme për të grumbulluar provat e nevojshme, për të marrë në pyetje dëshmitarët, ballafaqaur palët dhe për të kryer ekzaminimin mjekësor të 13-vjeçares.
I akuzuari nuk e ka pranuar akuzën se ka ngacmuar vajzën e mitur duke deklaruar se “Ne kemi një konflikt të vjetër me këtë familje”.
Sipas tij, këto janë akuza të turpshme dhe shpifje nga familjarët e të miturës, pasi ata janë prej vitesh në konflikt të hapur për pronësinë e një toke.
Konfiktet e tyre janë shoqëruar edhe me konfrontime fizike mes dy familjeve, koshminj dhe farefis me njëri-tjetrin.