Një djalë i ri 19-vjeç është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë të mitur.
Sipas njoftimit të policisë, i riu ka kryer vepra të turpshme me një 13-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit E. Xh., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase 13-vjeçare.”-thuhet në njoftimin e policisë.
Ky rast vjen pak ditë pas zbulimit të ngjarjes së rëndë në Mirditë që tronditi opinionin publik, ku pesë persona u akuzuan se kishin përdhunuar dhe shantazhuar një vajzë 15-vjeçare.
Ngjarje për të cilën shoqëria civile u ngrit ditën e djeshme në protestë.