Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë sot në Fier, pasi akuzohet se ka goditur një mjek për shkak të detyrës.
Incidenti ka ndodhur në pavionin e patologjisë në spitalin rajonal të Fierit.
Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 32-vjeçari Ardit Klima ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut E.H, 38 vjeç, i cili në atë kohë ishte në detyrë.
“Goditi mjekun për shkak të detyrës, vihet në pranga 32-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi në Spitalin Rajonal Fier, në pavionin e patologjisë, ka ushtruar dhunë fizike gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj mjekut shtetasit E. H., 38 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’.”- thuhet në njoftimin e policisë.