Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i 38-vjeçarit në Vlorë/ Shoqërohen në polici 17 persona, viktimës iu gjet një armë


Të tjera hollësi dalin në dritë lidhur me vrasjen e 38-vjeçarit Delon Troqe në Vlorë.

 Ngarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kalur rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar, pranë servisit të vëllait të Troqes.

Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar 17 persona, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve.

Policia po heton si pistë kryesore, konfliktet e mundshme që 38-vjeçari mund të ketë pasur në Spanjë. Dyshimet për këtë janë shtuar pasi viktimës i është gjetur në trup një armë tip pistoletë.

38-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit, sot në orën 13:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *