Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Tauland Beqirajt, gjykata lë në “arrest me burg” 36-vjeçarin e dyshuar si “bashkëpunëtor”


Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 36-vjeçarin Skerdian Gabrani, i cili akuzohet se është bashkëpunëtor për vrasjen e Tauland Beqirajt.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 3 Mars, në lagjen “Bashkimi”, pranë Gjykatës së Apelit. 31-vjeçari Taulant Gjikaj, i cili mbante edhe mbiemrat Manaj e Beqiraj u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Pas vrasjes, u arrestua Hans (Andi) Jonuzaj ndërsa u shpallën në kërkim Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani. Jonuzaj u arrestua në automjetin e përdorur në krim, brenda të cilit u gjet edhe arma e krimit tip kallashnikov.

Ndërsa 36-vjeçari i dyshuar si bashkëpunëtor Skerdjan Garbrani, u vetëdorëzua në polici 3 ditë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *