Vendosni fjalën kyçe....

Kosova merr lajmin e mirë, sot zero vdekje nga COVID-19


Ditën e sotme Kosova ka marrë një lajm të mirë, pasi në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga Covid-19.

Ndërkohë janë regjistruar dhe 35 raste të reja. Në krahasim me ditën e djeshme, sot ka shumë më pak raste me koronavirusin.

 “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.199 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 35 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107.213 raste nga 588.812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.”– thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 180 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot shkon në 101.279.k

Kurse numri i rasteve aktive është 3.695.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *