Vendosni fjalën kyçe....

Lady Gaga: Kur isha 19-vjeçe u përdhunova nga një producent dhe mbeta shtatzënë


Këngëtarja amerikane Lady Gaga është hapur në një intervistë për një nga momentet më të vështira të jetës së saj, përdhunimi nga një producent dhe një shtatzëni e padëshiruar si rezultat i kësaj.

Siç shkruan BBC, këngëtarja ishte 19-vjeçe kur u abuzua seksualisht nga një producent i cili sipas saj e kishte kërcënuar se do t’i digjte karrierën nëse ajo nuk do të zhvishej.

Ajo thotë se përdhunuesi i saj: “më la shtatzënë në një cep … sepse po villja dhe isha e sëmurë”.

Vite më vonë, ajo kishte pësuar një “moment psikotik” dhe ishte në një “gjendje paranojake” si rezultat i traumës që i la kjo ngjarje.

Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, i bëri këto deklarata në dokumentarin e Apple TV të Oprah Winfrey dhe Princit Harry, mbi shëndetin mendor.

Ajo shpërtheu në lot ndërsa përshkruante abuzimin që iu bë, në ditët e saj të para që u fut në industrinë e muzikës.

“Unë isha 19 vjeç dhe po punoja në biznes, dhe një producent më tha: ‘Hiqi rrobat!’. Unë thashë jo dhe u largova, dhe ata më thanë se do të më digjnin karrierën në muzikë. Dhe ata nuk u ndalën. Ata nuk pushuan së më pyeturi mua, dhe unë thjesht ngriva dhe unë… as nuk mbaj mend.”- tregon ajo.

Sot 35 vjeç, Gaga thotë se pavarësisht lëndimit që i ka shkaktuar, ajo nuk do ta zbulonte kurrë emrin e abuzuesit të saj.

“Unë e kuptoj këtë lëvizjen #MeToo, e kuptoj që disa njerëz ndihen vërtet rehat me këtë, por unë jo.”-vazhdoi ajo. “Unë nuk dua të përballem më kurrë me atë person përsëri.”

Gaga për herë të parë ka folur për abuzimin në vitin 2014, pasi e trajtoi fenomenin në një kënfë me titull si “Swine” dhe në një këngë tjetër “Til It Happens To You”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *