Vendosni fjalën kyçe....

Lewandowski thyen rekordin e Gerd Mullerit në Bundesligë


Sulmuesi polak e ka kaluar Gerd Mullerin pasi arriti që të shënonte gol kundër Augsburgut sot.

Robert Lewandowski ka bërë histori në Bundesligë pasi ka shënuar golin e tij të 41 në sezon në ndeshjen e fundit të Bayern Munichut kundër Augsburgut.

Sulmuesi polak javën e kaluar ishte barazuar me Gerd Mullerin ku kishte shënuar golin e 40 kurse sot e kaloi atë.

Bayern doli në fushë kundër Augsburgut si kampion tashmë nëntë herë rresht i Gjermanisë, që do të thotë se ata ishin të relaksuar në këtë ndeshje. E vetmja befasi është se Lewandowskit ju deshën 90 minuta që të shënonte. Momenti i tij i madh erdhi në minutën e 90-të, me një finalizim perfekt të Lewas e ku ai arrin këtë rekord historik.

Bayerni deri në atë moment ishte duke fituar me rezultat 4-2, me një pjesë të parë tepër të mirë që aplikoi skuadra e Hansi Flick. Goli i Lewandowskit është i 48 me radhë këtë sezon në të gjitha garat, derisa ai ka thyer rekordin e legjendës së Bayernit të arritur më 1971-72.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *