Vendosni fjalën kyçe....

OJQ-ja padit Donald Trump: E quajti Covid-19 virusi kinez, aziatikët në SHBA përjetuan ankth emocional


Ish-presidenti amerikan Donald Trump po paditet nga një organizatë e të drejtave civile pasi e quajti në mënyrë të vijueshme Covid-19 si ‘virusi kinez’. Procesi gjyqësor pretendon se fjalët e tij çuan në dëmtim të komunitetit aziatiko-amerikan.

Koalicioni Kinez Amerikan për të Drejtat Civile po kërkon 22.9 milionë dollarë nga Trump, nga një dollar për çdo aziatiko-amerikan në SHBA. Ai argumenton se ‘sjellja ekstreme dhe e egër’ e Trump bëri që kinezët amerikanë ‘të vuajnë nga ankthi emocional’.

Duke vërejtur se ‘fjalët kanë pasoja’, veçanërisht ‘nga ato në pozita të fuqishme dhe me ndikim’, procesi gjyqësor pretendon se ish-presidenti qëllimisht i përsëriti ato fjalë shpifëse për t’i shërbyer interesave të tij personale dhe politike, me një nivel të keqdashjes.

Padia gjithashtu pretendon se Trump ka injoruar në mënyrë të papërgjegjshme provat në rritje që fyerjet raciale dhe sulmet ndaj komunitetit kinez/aziatik amerikan janë rritur që nga shpërthimi i pandemisë dhe lidh rritjen e sulmeve me qëndrimet e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *