Bashkia e Vorës do bëhet me një godinë luksoze pas dëmtimeve që godina ekzistuese mori nga tërmeti i fundit të vitit 2019.
Godina e re e cila do ndërtohet me fonde të rindërtimit do ketë 7 kate me një parkim nëntokësor.
“Shoqëria që ka bërë Relacionin Teknik dhe Specifikimet është Net Group me Arkitekte zonjën Diana Mitrushi.
Vlera pa TVSH është rreth 5 milion euro ne Lek 618 868 546 Lekë. Afati 31 maj. Puna përfundon për 16 Muaj
Kati nëntokësor do të ketë 19 Parking-e.
Në katin përdhe janë të gjitha funksionet e pritjes dhe ambiente te tjera ku përfshihen sektori i informimit, zyrat e Aleat, Adisa, protokoll, magazine, ambient pritje si dhe bar kafe.
Kate të tjera janë planifikuar me salla, shërbime dhe zyra. Model Modern dhe ekologjik”-shkruan drejtuesja e Open Data, Aranita Brahaj.